Jo vetëm këngëtare, ja në cilin profesion do ta shohim Çiljetën
Çiljeta Xhilaga është emër shumë i dashur për publikun.
Çiljeta njihet për një numër hitesh, të cilat pëlqehen shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.
Mbrëmë, këngëtarja ishte e ftuar në “Xing me Ermalin” ku zbuloi që së shpejti vjen me një bashkëpunim.
Por, përveç kësaj, ajo tregoi që së shpejti do ta shohim në rolin e moderatores me një emision televiziv.
“Shpresoj shumë që sezonin që vjen, nga janari të vij në televizion me një emision timin”, ka thënë Çiljeta. /Lajmi.net/

