Eko Higjiena

“Jo s’kokit kanë komandanta, jo s’paskeni luftu – e pështirë”, Gorani i ashpër me reagimet dhe cilësimet pas deklarimeve të Rubin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

James Rubin ka dëshmuar në Hagë në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Në media sociale pastaj shumë deklarata janë interpretuar në atë formë që akuzohen ish-krerët e UÇK-së që “nuk kanë luftuar”, e “nuk kanë qenë komandantë”.

Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë në “Pressing” të T7 se deklaratat e tilla në media sociale në rastin më të butë janë të pështirë.

Mobi Casa

“Sot nëpër media sociale është duke u zhvilluar lufta që vazhdon mes blloqeve politike për çështje të pushtetit, realisht është elektorale. Ajo që mendoj është jokorekte bartja e kësaj lufte edhe kontaminimi i së kaluarës si përpjekje me fitu poena në betejën e sotme. Kjo gjithmonë më ka penguar edhe mendoj që padrejtësisht nga ana e shoqërisë sonë. Një pjesë e politikës sonë është sjellë padrejtësisht me rezistencën e armatosur. Pasi askujt nuk i ka shkuar mendja që kemi me qenë të lirë, lëre më me pas kësi telashe kush do të bëhet kryetar Kuvendi. Atëherë e kemi pasur veç një gajle me shpëtu prej luftës, shkatërrimit e me qenë shoqëri e lirë”.

“Sot me ardh në situatë me pa njerëz që janë gjendje që atë periudhë me përfshi në grindjet e sotme me ngjyrosh me këndvështrime partiake, jo ju spaskeni qenë komandanta, jo ju s’pakeni luftu. Është e pështirë në rastin më të butë”, ka thënë Gorani. /Gazeta Expess

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.