Hidromorava

Jo pazarit taksë – viza

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Presidenti Hashim Thaçi, i cili fillimisht kishte kundërshtuar ashpër taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, tashmë i është vërsulur diplomatëve ndërkombëtarë me arsyetimin se po lobojnë tek institucionet e Kosovës që ta largojnë taksën në këmbim të heqjes së vizave. Por përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se nuk duhet negociuar taksa për liberalizimin, pasi ky pazar ia humb kuptimin taksës, e cila i është vënë Serbisë dhe jo BE-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse para pak muajsh kërkonte heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kohët e fundit ka ndërruar qëndrim prej 360 shkallësh, duke u barrikaduar tërësisht “pro” vendimit të Qeverisë për vendosjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

United Hospital

Madje, kreu i shtetit tashmë ka nisur të hedhë edhe dyshime se diplomatët ndërkombëtarë janë duke lobuar tek institucionet e Kosovës që ta largojnë taksën në këmbim të liberalizimit të vizave. Kjo, sipas Thaçit, është e papranueshme, shkruan më tutje “Zëri”.

Mirëpo përfaqësuesit e partisë që drejton kryeministri Ramush Haradinaj, AAK-së, thonë se për çështjen e taksës dhe të vizave vlejnë vetëm ato që tashmë i ka deklaruar i pari i Qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.