“Jo në emrin tim”, “Gjykatë Speciale-padrejtësi speciale”, qytetarë të shumtë protestojnë në Prishtinë kundër dënimit të Salih Mustafës

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Qytetarë të shumtë i janë përgjigjur ftesës së Partisë Socialdemokrate për protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi me 26 vjet burgim ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Protestës i është përgjigjur edhe kryetari i OVL së UÇK-së, Faton Klinaku si dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ditë më parë në një konferencë për media kishte thënë se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar gjithashtu shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nisin procedurat për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim. /Telegrafi/

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se edhe 23 vjet pas çlirimit të Kosovës, ky çlirim ka kosto.

“Lufta për liri është shenja e shtetit tonë dhe procesi special është provë e gjallë. Edhe 23 vite pas çlirimit të Kosovës, çlirimi ka kosto. Shikojeni gjykimin e ushtarëve të lirisë në Hagë, e kjo është sakrifica. Shikojeni aktgjykimin e kësaj gjykate, ku thuhet se duhet të dënohet Salih Mustafa edhe kur plumbi është nga serbët. Procesi i speciales na ka nxjerr një mësim të mirë, liria duhet të mbrohet”, tha Molliqaj.

Ai po ashtu kërkoi ndryshimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Ndryshimi i këtij ligji është i domosdoshëm. Është moment alarmi ndryshimi i këtij ligji. Më lejoni të ju them nëse deputetët e Kuvendit nuk do të nisin ndryshimin e ligjit, atëherë ne do të fillojmë një nismë për ndryshimin e këtij ligji. Këtë betejë nuk do ta ndalim”, ka thënë Molliqaj.

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët e jo krimet e kryera në Kosovë nga pushtuesi serb.

Klinaku tha para protestuesve tha se Gjykata Speciale po e gjykon vetëm luftën çlirimtare të Kosovës.

UBT

“Që nga përfundimi i luftës së UÇK-së populli është përballur me shumë sfida… Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët e jo krimet e kryera në Kosovë nga pushtuesi”, tha ai.

Sipas tij, OVL e UÇK-së ishte kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Kuçi: Kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti i Kosovës

Kuçi: Kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti i Kosovës
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate tha para protestuesve se kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti i Kosovës.

“…kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti jonë. Na u tha që kur themelohet Gjykata Speciale, UÇK-ja shpërlahet. E siç po shihet e vetmja gjë që po na sillet nga kjo gjykatë është padrejtësi”, tha ajo.

Kuçi tha më tej UÇK është nën qielli dhe provë e kësaj lirie.

“Nëse kjo shoqëri është shtet atëherë UÇK-ja është vet liria. UÇK-ja është arsyeja që sot ekzistojmë”, ka thënë ajo.

30 min
Me pankarta në duar, protestuesit marshojnë në drejtim të qeverisë

Me qindra qytetarë janë mbledhur të shtunën për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi me 26 vjet burgim ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Protestuesit janë duke mbajtur në duar disa pankarta me emrat e ish krerëve të cilët janë duke u mbajtur në Hagë si dhe me një pankartë të madhe me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, ata marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skenderbeu”, duke brohoritur UÇK dhe “Jo në emrin tim”.