RCCOLA

Jo më dialog “për hir të dialogut”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Serbia i bishtnon zbatimit të marrëveshjeve, në shtator bisedohet për ndërtesat e përbashkëta në kufi.

Megjithëse Kosova dhe Serbia kanë arritur një serë marrëveshjesh në Bruksel, kjo e fundit po u bën bisht, duke mos i zbatuar në tërësi. Andaj, kjo i ka shtyrë zyrtarët e Bashkimit Evropian që më 27 gusht të bëjnë një vizitë në Beograd, për t’i bërë presion palës serbe për zbatim të marrëveshjeve.

UBT

Ndonëse pala kosovare gjatë dy muajve të fundit ka kërkuar takime për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve, ka qenë Serbia ajo që nuk u është përgjigjur ftesave të BE-së për takime me palën kosovare, me arsyetimin se zyrtarët janë në pushime. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Kosova Sot” kryenegociatoria për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri.

Ndërkohë, ajo ka thënë se më 4 shtator është paraparë që të vazhdohet me dialogun dhe pritet të diskutohet për IBM-në dhe rrjedhën e zbatimit të deritashëm të kësaj marrëveshje.