UBT

Jo kafesë dhe alkoolit nëse jeni nervozë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Personat të cilët janë nervozë këshillohet t’i shmangin disa ushqime në mënyrë që të mos acarohen më tepër.

Në radhët e këtyre ushqimeve përfshihet kafeja dhe alkooli, të cilat nëse jeni të acaruar e shtojnë më tej këtë ndjesi. Ndër të tjera këto produkte ushqimore ndikojnë direkt në trurin tonë dhe në aparatin tretës.

Për të ndihmuar veten të qetësohet, këshillohet që të përfshihen në dietë lëng karotash, perimesh dhe frutash.

KKVITI

Ndër ushqimet që duhen konsumuar janë edhe patatet, bananet, domatet dhe pjepri, pasi përmbajnë elementë të rëndësishëm për funksionimin e qelizave nervoze.

Ndryshe nga to, nuk këshillohet të konsumohen ëmbëlsirat dhe produktet që përmbajnë sheqer, pasi ato shtojnë ndjesinë e acarimit./Mjeku.Net