Uji Dea

Jo armë nëpër festa , jo armë pa leje në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë- OJQ Change në bashkëpunim me Fiq dhe Saferworld, organizoi fushatën vetëdijësuese për dorëzimin e armëve pa leje dhe mospërdorimin e tyre. Në këtë fushatë në qytet janë ekspozuar punimet të cilat përmbanin mesazhe vetëdijësuese për rrezikun nga armët.

Bejtush Kastrati qytetar i Kamenicës tha se kjo fushatë ka rëndësi të madhe për vetëdijësimin e qytetarëve.’’ Rreziku nga armët është shumë i madh, kam dëgjuar shumë raste ku kanë pësuar shumë fëmijë nga gjuajta me armë në dasma’’ është shprehur ai.

Kamenica është një qytezë e cila ka pasur mungesë të aktiviteteve të tilla në këtë drejtim.’’ Kjo fushatë ka një efekt të madh për vetëdijesim për shkak se qytetarët e Kamenicës nuk kanë pasur aktivitete në këtë drejtim’’ shtoi ajo.

Kjo fushatë përmban aktivitete si ekspozitë kundër përdorimit të armëve, debat, fletushka vetëdijësuese si dhe një anketë e përbërë me pyetje rreth këtij drejtimi.

RCCOLA

Shkurte Ahmeti aktiviste e kësaj fushate tha se qytetarët po e mirëpresin si dhe përkrahin iniciativën tonë.’’ Qytetarët po e përkrahin fushatën si dhe nuk ngurrojnë që të përgjigjen pyetjeve të parashtruara në anketë’’ shtoi ajo.

Punimet e ekspozuara në qendër të qytetit e tërhoqën vëmendjen e qytetarëve. ’’Në këto punime janë paraqitur edhe fëmijë të cilët kanë pësuar nga përdorimi i armëve, gjë kjo që e bëri edhe më atraktiv aktivitetin’’ tha aktivistja e OJQ Change Anda Korqa.

Interesimi i qytetarëve e bëri këtë aktivitet edhe më atraktivë. ” Ditëve në vazhdim do të organizojmë edhe një debat në shkolla dhe qëllimi ynë është që të vetëdijesohen edhe nxënësit ‘’ tha aktivisti Flakron Rexhepi./rajonipress/