UBT

Jevtiq viziton Kllokotin dhe nuk pajtohet me vlerësimet e Daçiçit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kllokot – Ministri për kthim dhe Komunitete i Kosovës Dalibor Jevtic gjatë vizitës që i bëri Komunës së Kllokotit ka shprehur mospajtimin me deklaratat e Kryeministrit serb , Ivica Daçiçit, për serbët që janë në institucionet e Kosovës. Daçiçi ditë më parë i ka quajtur ata serbë të Thaçit. Jevtiq ka thënë se deklarata e Daçiçit është vetëm edhe një nga deklaratat që shpesh e përdor në opinionin publik.

“Kjo deklaratë nuk përkon me angazhimet që serbët janë duke bërë në institucionet e Kosovës. Nuk ekzistojnë serbë të Thaçit , por ata janë serbë që më herët kanë marrë përgjegjësi për proceset në Kosovë dhe që kanë kuptuar më herët se disa të tjerë se problemet zgjidhen me dialog” ka thënë Jevtiq.

Sipas tij nëse serbët që më herët ishin të angazhuar në institucionet e Kosovës janë serbë të Thaçit, atëherë edhe ata që sot po bisedojnë në Bruksel janë serbë të Thaçit.

Uji Dea

Dalibor Jevtiq gjatë kësaj vizitë ka diskutuar mundësinë e rregullimit të rrugës në Gërqarë , duke theksuar se ky projekt do të jetë hapi i parë i bashkëpunimit mes Ministrisë dhe Komunës së Kllokotit.

Sasha Mirkoviq kryetar i komunës së Kllokotit ka thënë se edhe pse komuna nuk ka pasur shumë serbë të shpërngulur dhe të kthyer , me ministrit ka biseduar rreth mundësisë që atyre familjeve që janë të rrezikuara dhe që kanë nevojë për ndihmë tu ofrohet mbështetje institucionale si dhe kanë vizituar disa familje në gjendje të rënë ekonomike në fshatrat Mogillë dhe Gërqar ka thënë për rajonipress Aziz Zuka zëdhënës i komunës së Kllokotit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: