Jevtiq viziton Artanën
Gjilan – Kryetari i Komunës së Artanës Bajrush Ymeri falënderoi Ministrin , Dalibor Jevtiq për vizitën që po i bënë komunës së Novobërdës dhe me këtë rast i njoftoi të pranishmit më për së afërmi me përparësitë dhe sfidat me të cilat po përballët kjo komunë, me rrjedhat aktuale, me procesin e decentralizmit, raportet ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik.
Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri priti të martën në takim Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Streten Ivanoviq,Deputet në Kuvendin e Kosovës, Radovan Deniq Nënkryetar për Komunitete në Komunën e Novobërdës si dhe Jasmina Deniq Shefe e zyrës për Komunitete dhe Kthim.
Kryetari i Komunës së Artanës Bajrush Ymeri falënderoi Ministrin , Dalibor Jevtiq për vizitën që po i bënë komunës së Novobërdës dhe me këtë rast i njoftoi të pranishmit më për së afërmi me përparësitë dhe sfidat me të cilat po përballët kjo komunë, me rrjedhat aktuale, me procesin e decentralizmit, raportet ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik.
Ymeri ka thënë se Komuna e Novobërdës është ballafaquar me sfida të mëdha e sidomos pas procesit të decentralizimit sepse territori që neve na është dhënë ka qenë totalisht i pa investuar kështu që ky fakt e ka rënduar edhe më tepër situatën, por ne jemi angazhuar shumë dhe mund të them se me ndihmën edhe të ministrive kemi arrit që gjendjen ta përmirësojmë dukshëm edhe pse natyrisht ka ende për tu bërë.
Territori i komunës së Novobërdës është në disproporcion të madh me numrin e banorëve dhe përderisa buxheti komunal krijohet për numër të banorëve ne do të kemi gjithmonë buxhet të vogël ndërsa territori shumë i shkapërderdhur dhe nevojiten investime.
“Ne punojmë së bashku shqiptarë dhe serb dhe ne japim shembullin më të mirë që pastaj po reflekton shumë pozitivisht edhe te qytetarët tanë prandaj këtu tek ne është një klimë e mirë e bashkëjetesës dhe me të vërtetë qytetarët e kësaj komune meritojnë më shumë përkrahje”u shpreh Ymeri.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq tha se pas regjistrimit të popullsisë të gjitha Komunat do të preken në zvogëlim e buxhetit dhe kur të zvogëlohet buxheti do të jetë edhe më keq.
“Sa i përket projekteve infrastrukturore unë kam biseduar me këshilltarin e kryeministrit dhe kam theksuar se duhet të kyçen sa më shumë institucione në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore dhe të nevojave të tjera dhe unë mendoj se nuk është vetëm Ministria e Kthimit e angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve, por edhe Ministrit e tjera gjithashtu.
Pas takimit Kryetari dhe Ministri vizituan disa familje që janë raste sociale dhe të cilat pritet të ndihmohen me ndërtim dhe renovim të shtëpive./rajonipress/


