Mobi Casa

Jeton në Francë, shtëpia tenton t`i plaçkitet në Pozharan

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Policia në Viti është lajmëruar për një tentim vjedhje në shtëpinë e S. R. nga fshati Pozhoran i cili për momentin jeton në Francë njoftoj policia e Gjilanit.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se gjatë tentimit të vjedhjes është ndezur alarmi i shtëpisë ku të dyshuarit nuk kanë arritur që ta kryen vjedhjen meqë rast janë larguar me veturë nga vendi ngjarjes ku më pas personat e dyshuar janë ndaluar nga patrulla policore dhe gjatë kontrollimit të veturës së tyre janë gjetur mjete të përshtatshme për kryerjen e vjedhjes nën ulësen e vozitësit si një qelës i rrotave dhe një kaçavide dhe një palë dorëza.

Mobi Casa

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë derisa rasti është nën hetime tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë./rajonipress/