UBT

Jeton Fetiu merr çmimin e parë – Kulla e Jasharajve dhe çmimin e publikut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në festivalin folklorik gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”, të mbajtur në Skenderaj, morëm pjesë këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare si nga : Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe të tjerë. Komunën e Kamenicës e përfaqësoi rapsodi i mirënjohur Jeton Fetiu.

Qindra qytetarë të mbledhur në sallën e Shtëpisë së Kulturës “ Hasan Prishtina“ në Skenderaj, u ngritën në këmbë duke brohoritur e duartrokitur për interpretimin e mrekullueshëm të rapsodit Jeton Fetiut nga Kamenica. Këngën “ Bilbili “ një këngë të rrallë të cilën e kishte kënduar i ndjeri rapsodi i madh Riza Bllaca, e ktheu në skenë me shumë sukses Jeton Fetiu.

Mobi Casa

Me këtë këngë të interpretuar jashtëzakonisht bukur, Jetoni mori çmimin e publikut dhe çmimin e parë – Kulla e Jasharajve ( Kulla e Jasharajve e punuar në bronz si dhe shumën prej 700 euro), në festivalin mjaft prestigjioz “Rapsodia Shqiptare “. Rapsodi i mirënjohur kamenicas ishte i përkrahur edhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kamenicës. /rajonipress/