FIDANISHTJA

Jeton Biqkaj i LDK-së këshilltari më aktiv në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas raportit të OJQ “NOPM”, pas Kryesuesit të Kuvendit, delegati më aktiv gjatë seancave është Jeton Biqkaj, shef i grupit të LDK-së, ndërsa, grupet më aktive gjatë seancave ishin grupi i LDK-së dhe ai i PDK-së.

Në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, të premten është prezantuar fletënotimi për delegatët e kuvendit komunal dhe raporti monitorues për periudhën dhjetor 2012- mars 2013 raporton rajonipress.

Ky prezantim është bërë nga OJQ “Network of Peace Movement“ (NOPM), përkrahur nga OSBE në Kosovë.

Besime Tusha, asistente e projektit në OJQ “ NOPM” , ka paraqitur monitorimin e performancës së anëtarëve të kuvendit komunal, komitetit për politikë e financa dhe për komunitetet në komunën e Kamenicës, gjatë periudhës 1 dhjetor 2012 – 31 mars 2013.

OJQ “NOPM”, gjatë periudhës tre mujore ka përcjellur punën e legjislativit të kuvendit komunal të komunës së Kamenicës, respektivisht mbledhjet e kuvendit komunal në tri (3) seanca të mbajtura, 4 mbledhje të komitetit për politikë dhe financa dhe 3 mbledhje të komiteti për komunitete” ka thënë Tusha.

Eco Higjiena

Ndërkaq, Sherafedin Vranja, Menaxher i projektit “NOPM”, ndër të tjera thotë se gjatë monitorimit të seancave, kuvendi komunal ka miratuar disa vendime dhe dy rregullore komunale. Kuvendi ka miratuar një përbërje të re të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, dhe ka miratuar ndarjen e bursave për 170 studentë për vitin 2013.

Jeton Biqkaj, shef i grupit të LDK-së, ndër të tjera thotë se kuvendi ka qenë mjaft transparent dhe kjo është dëshmuar edhe në marrjen e shpërblimit nga USAID-i, vitin e kaluar për kuvendet transparente.

Sipas raportit të OJQ “ NOPM” , pas Kryesuesit të Kuvendit, delegati më aktiv gjatë seancave është Jeton Biqkaj, shef i grupit të LDK-së, ndërsa, grupet më aktive gjatë seancave ishin grupi i LDK-së dhe ai i PDK-së.

Në këtë debat pati edhe diskutues të tjerë si Minivere Maka, Rexhep Morina, Satmifer Kryeziu, Sanije Jahiri nga OJQ “ Fortesa”, Ramandan Ajvazi etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.