ARKATANA

Jeton Biqkaj: Do të punojë për një ardhme më të mirë për qytetarët e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Jeton Biqkaj është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Kamenicë. Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e LDK- së për mbështetjen. Këtë pozitë e konsideroj si përgjegjësi ndaj jush, andaj së bashku me ju do të punojmë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kamenicës ka shkruar Biqkaj.

Postimi i plotë i Jeton Biqkaj
Të nderuar miq
Sot në Kuvendin e nëntë zgjedhor të Degës së LDK-së jam zgjedhur me përkrahje unanime kryetar i Degës së LDK-së në Kamenicë.
Falënderoj të gjithë anëtarët e LDK- së për mbështetjen. Këtë pozitë e konsideroj si përgjegjësi ndaj jush, andaj së bashku me ju do të punojmë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kamenicës.
Kryetarin Shaip Surdulli e falënderoj për punën e palodhshme për LDK-në dhe për Komunën tonë.
Na priftë e mbara!

UBT

Ndërkohë edhe Shaip Surdulli e ka uruar Jeton Biqkaj

Të dashur anëtarë dhe simpatizues të LDK-së. Të dashur qytetarë të komunës së Kamenicës dhe të Kosovës.
Dje,me 06.07.2019 u mbajt kuvendi i 9-të zgjedhor i Degës së LDK-së në Kamenicë. Në këtë kuvend në mënyrë unanime u zgjodh Kryetari i ri i Degës së LDK-së z.Jeton Biçkaj. U zgjodh edhe Kryesia e re e Degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror të LDK-së.
Shprehi falënderim të madh për punën,aktivitetin dhe bashkëpunimin 20 vjeçar me të gjithë anëtarët e LDK-së,qytetarët e komunës së Kamenicës dhe nivelin qendror e rajonal të LDK-së.
Unë do të vazhdoj aktivitetin e LDK-së deri në vdekje në nivel komunal dhe në nivel qendror.
Kryetarit të ri z.Jeton Biçkaj i dëshiroj shëndet dhe sukses në udhëheqjen e Degës së LDK-së bashkë me kryesinë dhe anëtarësinë e gjerë të LDK-së dhe gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës.
Suksese të reja LDK!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.