Jetmir Topalli transferohet te Bandirmaspor

Sulmuesi kosovar, Jetmir Topalli ka kompletuar transferimin e tij te Bandirmaspor në Ligën e Parë të Turqisë.
27-vjeçari nga Kaçaniku nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur një klub të ri pas përfundimit të marrëveshjes me Pendikspor.
Topalli do të vazhdoj të mbetet në futbollin turk, pasi kësaj radhe ka nënshkruar me ekipin Bandirmaspor.
Njoftimi erdhi nga faqja zyrtare e klubit turk, i cili bën gara në Ligën e Parë.
“Mirë se vjen Jetmi Topalli. Një kontratë 3-vjeçare është nënshkruar me futbollistin profesionist Jetmir Topalli”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Ndryshe, Topalli në të kaluarën ka luajtur me klubet kosovare si 2 Korriku, Vushtrria, Ballkani dhe KF Feronikeli, ndërsa në Turqi ka bërë karriere te Malatyaspor, Istanbulspor, Manisa FK dhe Pendikspor. /Telegrafi/