ARKATANA

Jetmir Topalli: E kam shijuar lojën me Kosovën, rezultatet nuk ishin të kënaqshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një gol i anuluar për pozicion jashtë lojë dhe një mundësi e humbur në fund, ishin mundësit e Jetmir Topallit, sulmuesit të Istanbulsporit me fanellën e Kosovës ndaj Ishujve Faroe.

Në intervistën pas ndeshjes së barazuar 1-1 me Ishujt Faroe, sulmuesi premtues u shpreh:

“Prej momentit që kam marrë ftesën e Kosovës e kam shijuar çdo çast, jemi munduar të japim më të mirën nga cilësitë tona. Duke pasur parasysh që kemi bërë pak stërvitje bashkë është shumë e vështirë, por jemi munduar që në këto dy ndeshje të japim maksimumin”.

ARKATANA

Mungesa e fitoreve: “E di që rezultatet nuk kanë qenë të kënaqshme, sepse ne duhet t’i fitonim këto dy ndeshje, sepse ishin miqësore zyrtare që do të na rritnin në renditjen e UEFA-s, por kështu ndodhi dhe duhet të punojmë shumë që të fitojmë”.

“Flirti” me golin: “Te them të drejtën, kur shënova, sikur me ra në kokë, duke menduar që shënova golin e parë me Kosovën, por ja që ishte pozicion jashtë loje. Ndoshta do të vijë në një moment tjetër, pse jo në kualifikuese. Patjetër që ndihem keq, sepse po të kisha shënuar në fund do të kisha bërë krenar dardanët, familjet tona dhe njerëzit që ishin duke në parë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.