Jetishi i LDK-së synon një Gjilan pa korrupsion e dukuri negative

Gjilan – Xhelal Jetishi është kandidat për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së. Thotë se është hera e parë që ka hy në politik , por i beson Lutfi Hazirit dhe ofertës së LDK-së. Me kontributin e tij dhe me autoritetin prej një sportisti të njohur me famë ndërkombëtare shpreson ta ndryshojë qytetin e Gjilanit, duke e kthyer atë në një qytet pa korrupsion dhe pa dukuri negative.
Xhelal Jetishi ka një vullnet dhe optimizëm për t`i ndryshuar gjërat negative në qytetin e Gjilanit dhe thotë se do të punojë e lobojë maksimalisht që Gjilanin ta shndërrojë në një qytet shembull dhe model për Kosovën.
Jetishi për rajonipress shpalos synimet dhe konceptin e tij për të kontribuar për qytetarët e Gjilanit dhe lagjen e tetë prej nga edhe e ka bazën. Thotë se është hera e parë që ka hy në një subjekt politik edhe pse e pranon faktin se vazhdimisht e ka votuar PDK. “Isha i zhgënjyer në PDK për shumë zhvillime të mëvonshme. Ata asnjëherë nuk më kanë ofruar ofertë, derisa LDK-ja dhe kandidati Lutfi Haziri patën një ofertë të sinqertë të cilën e pranova me kënaqësi” shprehet Jetishi.
Jetishi thotë se nuk ka hyrë në politikë me asnjë çmim dhe asnjë pazar.”Unë kam hyrë me bindjen se mund të japi kontribut për qytetin tim në veçanti për ta synuar një Gjilan pa korrupsion dhe pa dukuri negative” thotë ai.
Jetishi tha se është i pa kompromis në luftën kundër korrupsionit dhe zero hajnisë.”Unë insistojë që pushteti të jetë i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Kam një përvojë të mirë edhe si sportist me një kalibër evropian dhe si ekonomist me një përvojë të gjatë ku do të mundohem që të ndikojë pozitivisht në shumë fusha e në veçanti për të trajtuar më drejtë lagjen e tetë, ku edhe e kam bazën”.
Jetishi tha se për lagjen e tetë( VIII) insiston të ketë një çerdhe dhe një ambulancë. Por ajo që e ka shtyrë përfundimisht Jetishin të merret me politikë dhe të kandidojë për asamblist është fakti se ai dëshiron një Asamble më ndryshe.”Dëshirojë që në Asamble të ndryshojë struktura e këshilltarëve dhe qasja, në mënyrë që aty të dominojnë njerëzit profesionist”.
Jetishi thotë se Gjilani ka mbetur mbrapa në shumë fusha.”Gjilani nuk është më qytet dhe ne duhet të punojmë shumë për ta ndryshuar këtë gjendje dhe nuk do të lejojmë që për Gjilanin të vendosin njerëzit jashtë këtij qyteti. Koha e jabanxhinjve për Gjilanin ka përfunduar” tha Jetishi./rajonipress/