Eko Higjiena

Jetish Maloku zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Jetish Maloku është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Për ish-kryeprokurorin e Gjilanit, që e kishte shpallur kandidaturën paraprakisht, 10 anëtarë të KPK-së kanë votuar për dhe një kundër.

Në fjalën hyrëse, ai përmendi objektivat e tij në detyrën e re.

“Unë kam paraqitur kandidaturën time për kryesimin e KPK-së dhe me këtë qëllim dua ta shpreh tek ju objektivat e mia të cilat janë rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave të tyre”, tha Maloku.

ARKATANA

Ai premtoi po ashtu që gjatë mandatit të tij do të kërkojë të monitorohet vazhdimisht integriteti i prokurorëve si dhe “matje të performancës së tyre”.

Përveç tjerash, Maloku deklaroi se do të angazhohet në disiplinimin e prokurorëve dhe do ta fuqizojë trajtimin e rasteve të shkeljeve të mundshme nga ta. Kështu, ai tha se synon ra rris edhe përformancën e anëtareve të paneleve disiplinore.

Maloku në këtë pozitë e pason Bahri Hysenin, i cili ishte zgjedhur në këtë detyrë para dy vitesh me votim unanim të anëtarëve të Këshillit Prokuorial. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.