Uji Dea

Jeta në transit

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pa atdhe, pa pasaportë, pa vizë. Një palestinez gjendet i bllokuar në një aeroport në Kazakistan prej katër muajsh, ndërsa jashtë tij e pret e dashura që po rrit në bark fëmijën e tyre të parë.

Këtë fundjavë, zbuluesi i programeve amerikane të përgjimit Edward Snowden, do të mbushë katër javë në aeroportin Sheremetievo të Moskës. Tre mijë kilometra larg, në Kazakistanin fqinj, një i ri sakaq ka kaluar katër muaj në zonën transit të një aeroporti dhe pranon se situata po e çmend.

Kur vjen puna për aeroportet, ai i kryeqytetit Almati të Kazakistanit nuk është më i miri. Është i vogël dhe nuk ka shumë gjëra për të kaluar kohën.

Për Mohammed Al Bahish, bllokimi këtu prej 120 ditësh është një problem shumë lodhës. Ai nuk ka mundësi as të shtyjë kohën nëpër dyqanet pa taksa apo kafenetë me çmime të shtrenjta.

I riu 26-vjeçar është një refugjat palestinez i lindur në Irak. Ai është i kufizuar në atë që zyrtarët e quajnë “zona sterile” për udhëtarët dhe për stafin e aeroportit dhe ku ai është i vetmi që nuk i përket as stafit dhe as udhëtarëve.

Ai nuk mund të hyjë në Kazakistan, sepse nuk ka vizë, por nuk ka as vizë të hyjë në ndonjë vend tjetër. Izraeli nuk e lejon të udhëtojë drejt Palestinës dhe OKB-ja pranon që për shkak se ai nuk ka asnjë familjar të gjallë në Irak, jeta e tij është e pasigurt në rast se kthehet në vendin e lindjes.

Çdo ditë ai zgjohet nga i njëjti zë monoton femre që njofton detajet e udhëtimeve, mbylljen e portës dhe një monolog të gjatë – të përsëritur rregullisht – mbi rregullat doganore të Kazakistanit.

“Ndiej se po bëhem paksa i çmendur”, thotë ai. Sakaq i dobët dhe thatim, ai është i kufizuar në një hapësirë pa dritare 2 me 3 metra që përbën dhomën e tij të jetesës. Ai pi cigare njëra pas tjetrës, ka një krevat marinarësh, një tryezë të vogël dhe një Kuran.

Përmes derës që rri pak e hapur, rrymat e njerëzve të sapombërritur kalojnë në rrugën e tyre drejt kontrollit të pasaportave.

Për të intensifikuar ndjesinë e Mohammed si njeri i zënë në zgrip, ai ushqehet me vaktet e gatshme të përgatitura për pasagjerët nga “Air Astana”, kompania kombëtare ajrore e Kazakistanit.

FITORJA

“Ata më sjellin ushqim avioni tri herë në ditë – kuti të vogla me sallatë dhe kek”, thotë ai. “Përgjatë të gjithë muajit të qershorit hëngra mish viçi dhe kërpudha. Nuk besoj se do të ha ndonjëherë në të ardhmen mish viçi në jetën time”.

Siguria e aeroportit kontrollon çdo çast të tij jashtë dhomës. Ai ka leje herë pas here të pijë ndonjë kafe, si dhe të vizitojë dushet e përdorura nga stafi. Kurdo që ai të dalë, policia apo rojat e sigurisë e shoqërojnë atë. Shanset e tij për ajër të pastër janë shëtitjet në një ballkon që mbikëqyr pistën e aeroportit.

Kontakti i tij i vetëm me botën e jashtme ndodh kur shërbimi i dobët falas i internetit në aeroport fillon të funksionojë. Ai në këto raste përdor “Skype”.

“Flas me kushëririn tim Jaser, ai jeton në Norvegji. Unë nuk kam njeri tjetër të afërt. Prindërit e mi vdiqën në Irak kur unë isha 16 vjeç dhe nuk kam vëllezër apo motra”, thotë ai.

Ishte dëshira për të krijuar familjen e vet ajo që e solli në Kazakistan për të jetuar me të dashurën e vet Olesya Grishenko, e cila tashmë është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Nënshtetasja e Kazakistanit u takua me Mohammed kur ishte me pushime në Dubai, ndërsa ai punonte atje si dizajner i ambienteve të brendshme. Në Kazakistan, ndërsa regjistruan dëshirën e tyre për t’u martuar, Mohammed humbi dokumentet e tij të udhëtimit si refugjat, ndërsa vizat e tij kazake dhe të Emirateve skaduan. Ai udhëtoi drejt Turqisë me shpresë për të rinovuar vizën kazake, por u kthye në kufi.

“Unë u deportova nga Stambolli për mungesë vize të vlefshme dhe ata më dërguan pas në Almati. Por as këtu nuk kam një vizë të vlefshme, kështu që ata më kthyen në Stamboll. Katër herë udhëtova nga Almati në Stamboll”, thotë Mohammed.

Autoritetet e emigracionit të Kazakistanit po e mbajnë Mohammed në zonën transit, e cila nuk konsiderohet ligjërisht si pjesë e Kazakistanit. Muajin e kaluar, autoritetet refuzuan aplikimin e tij për azil.

Mohammed thotë se atë e shqetëson vetëm një mendim që kur u zu në kurth, si të arratiset. “Më mungojnë rrezet e diellit, më mungon të qëndruarit jashtë”, thotë ai. “Shoh gjithë këta njerëz që largohen nga ndërtesa, ndërsa unë jam bllokuar këtu dhe nuk mund të shkoj asgjëkundi”, thotë ai. Ai ecën përmes derës me shinë në shkallët ku pasagjerët hipin dhe zbresin nga autobusët e aeroportit. Por nuk mund të shkojë më tutje. Zhurma e motorëve të avionëve mbush ajrin. Përtej Almatit shkëlqejnë malet.

“Zemërohem shumë kur dal jashtë”, thotë ai. “Për shkak se me të vërtetë ndiej sikur jam në burg.” /shqip/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.