UBT

Jeta mes frikës dhe varfërisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një qyp i vendosur në hyrje të shtëpisë ku jeton Abedin Jaha nga Tupalla e Medvegjës, mbushet me ujë që ai e bartë mbi supe. Uji që qëndron në atë qyp të vendosur në oborr shërben për pije. Bartja e ujit, është e vetmja mënyrë për të siguruar ujin e pijes nga familja Jaha, e rikthyer në Medvegjë në shtatorin e vitit që shkoi. Në një shtëpi të stërvjetëruar, në katin përdhes familja detyrohet të mbajë kafshët, kurse në dhomat mbi ahurin jeton familja disa anëtarëshe. “Komuna kur jemi kthyer na ka bërë një ndihmë të vogël. Na ka ndihmuar në pagesën e rrymës dhe na ka sjellë një lopë dhe dy krerë dhi si ndihma”, thotë Jaha. Ai thotë se pos jetës së rëndë ka edhe pasiguri.

Rruga që shpie deri tek shtëpia e Jahës në Tupallë, mezi kalohet me veturë. Në raste të reshurash për të mbërritur në fshat, rrugën duhet bërë vetëm në këmbë. Për dallim prej fshatrave serbe, ato të banuara me shqiptarë dallojnë dukshëm në infrastrukturë.

Eco Higjiena

Sokol Halimi është kryetar i Bashkësisë Lokale të Tupallës. Në fshatin që në vitin 1999 kishte 1300 banorë tani jetojnë vetëm 168 veta. Tjerët e kanë braktisur vendin e tyre, për një jetë më të mirë./Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.