United Hospital

Jeta e rëndë me lopatë në duar, Zariun e stimuloi të arsimohet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këshilltari shqiptar nga Partia zvicerane SP e qytezës Baar në Zvicër, Zari Xhaferi, nga fillimi i muajit tetor për herë të parë është inkuadruar në ekzekutivin komunal si këshilltar kantonal të Komunës Baar në Zvicër, shkruan “Zentralplus”, transmeton Albinfo.ch

E Premte, 9 Nëntor 2018 – 12:31 albinfo.ch
Në një intervistë me “Zentralplus”, Zariu ka rrëfyer për ecurinë e suksesit të tij si politikan. Për rreth 20 javë ai kishte udhëhequr një fushatë zgjedhore aktive, duke shpërndarë mbi 4,000 letra personale dhe duke biseduar me rreth 700 persona në dyert e hyrjes. Prandaj, Zariu është i kënaqur me besimin e popullatës së qytezës Baar. 3’264 vota në këshillin bashkiak dhe 4’278 vota në zgjedhjet kantonale ia kanë konfirmuar angazhimin e tij politik.

Zariu është tepër krenar për prindërit e tij të zellshëm e të sinqertë të cilët i ka si shembull në jetë. Me prindërit e tij, ai kishte ardhur nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nga Maqedonia, „drejt e në Baar“. Prindërit e tij punuan shumë që fëmijëve t`u mundësojnë një perspektivë të ndritshme, njofton Albinfo.ch. Fillimisht ai nuk kishte folur asnjë fjalë nga gjuha gjermane, por duke i falënderuar strukturave lokale, miqve dhe shkollës, Zariu tashmë flet pa gabime gjuhën vendore.

“Suksesin” në jetën politike ia mvesh një pushimi dyjavor, kur e kishte shoqëruar prindin në kantier. Pas disa ditëve me lopatë në dorë, ai kishte konstatuar se pa ndonjë arsimim të mirëfilltë jeta mund të ishte shumë e rëndë, informon Albinfo.ch.

KKVITI

Kjo e ka inspiruar që t`i qaset shkollës me seriozitetin më të madh duke përfunduar me sukses edhe shkollën kantonale, mirëpo edhe duke punuar në ndërkohë ndonjë të pjesërishme. Integrimi i tij po vazhdonte përmes mësimeve, punës së pjesërishme dhe sportit.

Përpos se është këshilltar kantonal, Zariu është edhe ligjërues i shkollës së mesme, gjë që ka hasur në reagime pozitive nga bashkatdhetarët dhe zviceranët. Ai është i mendimit se gjenerata e dytë është dëshmuar si e suksesshme në të gjitha sferat e jetës në Zvicër. Ajo duhet të pajiset me një edukatë themelore solide.

https://www.albinfo.ch/jeta-e-rende-me-lopate-ne-duar-zariun-e-stimuloi-te-arsimohet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.