Uji Dea

Jeta e mbretëreshës shqiptare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Biografia e autorizuar e mbretëreshës Geraldinë, shkruar nga autorja australiane Gwen Robyns, është botuar edhe në gjuhën shqipe.

Në faqet e ketij libri vijnë ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar jetën e mbretëreshës, nga dita e njohjes me Mbretin Zog, martesa, jeta në ekzil, vdekja e mbretit e shumë e shumë rrëfime të tjera mbretërish, oborresh e intrigash politike.

Libri biografik, veç kujtimeve të rrëfyera nga vetë mbretëresha, përmban dëshmi dhe kujtime nga miq e të afërm, si Princi Leka, bashkëshortja e tij Suzanë, kontesha Virginia Appony, motra e mbretëreshës, Skënder Zogu, nipi i mbretit, e të tjerë të afërm.

Libri është shkruar përpara se mbretëresha Geraldinë të rikthehej në Shqipëri pas 63 vitesh ekzil, dhe pak muaj më pas ajo do të mbyllte sytë në vendin që e bëri mbretëreshë.

FIDANISHTJA

Promovimi do të behet sonte ne Tirane, ku pritet te marrin pjesë personalitete nga fusha të ndryshme dhe familja mbretërore, njoftojnë mediat shqiptare.

Mbretëresha Geraldinë lindi më 6 gusht 1916 në Gjenevë të Zvicrës në shtëpinë e gjyshes së saj. Origjina e familjes se saj është në kohën kur Hungaria u pushtua nga Arpadët në vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze nën dinastinë Arpadiane. Në historinë mijëra vjecare të Hungarisë nuk ka ngjarje të rëndësishme ku familja Appony mos të kishte luajtur rol të rëndësishëm.

Për shkak të bukurisë së saj dhe bardhësisë së saj natyrale e veshjes po në të njejtën ngjyrë, Geraldina u quajt Trëndafili i Bardhë i Hungarisë. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.