FITORJA

Jerliu: Në Gjilan po ndërtohet njëri nga tregjet me të mira në rajon

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Tregu, Avdyl Jerliu, ka thënë sot se në Gjilan po ndërtohet njëri nga tregjet më të mira në rajon, i cili pritet të përfundojë brenda tetë muajsh.

Ai tha se i kanë marrë parasysh kërkesat e tregtarëve që të mos largohen krejtësisht prej Tregut të Gjelbërt derisa po zhvillohen punimet, duke shtuar se projekti po zbatohet pjesë-pjesë.

“Jemi në prag të fillimit edhe të “Tregut të Kafshëve” i cili do të ndërtohet në Velekincë dhe për këtë projekt janë siguruar mjetet financiare. Po ashtu, po punojmë intensivisht edhe për tregjet mobile dhe i kemi përcaktuar shumicën e lokacioneve nëpër lagjet më të mëdha të komunës së Gjilanit, të cilat do të jenë një lehtësim i madh për fermerët për plasimin e produkteve të tyre. Së shpejti do të ndërtohet tregu mobil te vendi i quajtur Bunari i Përlepnicës dhe pas tij të tjerët me radhë si në lagjen Dardania, Arbëria e Iliria”, ka thënë Jerliu, në një konferencë për media, gjatë prezantimit të punës 6-mujore.

Uji Dea

Ai ka konfirmuar se janë në përgatitje të ndërtimit edhe të tregut në Zhegër, ndërkaq po punojnë në ndërtimin e Tregut të Rërës, Tregun e Lëndëve Djegëse e Tregun e Veturave.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Avdyl Jerliu, e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e madhe në realizimin e këtyre projekteve kapitale. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.