GRANDEMALL

Jerliu: 2016-ta, vit i progresit të ndërmarrjes “Stacionit të Autobusëve” në Gjilan‏

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryesuesi i Komisionit Komunal të Aksionerëve në Ndërmarrjen Publike të Stacionit të Autobusëve, Avdyl Jerliu, në konferencën e mbajtur sot me gazetarë, ka përmbledhur shkurtimisht raportin e punës për vitin 2015, lidhur me punën dhe funksionimin e ndërmarrjes, duke potencuar edhe vështirësitë, sfidat, problemet dhe të ardhmes që ka kjo kompani.

“Që nga paslufta Ndërmarrja e “Stacionit të Autobusëve, është përcjellur me menaxhim jo të mirë nga AKM-ja e më pas edhe AKP-ja, por edhe në menaxhimin e mëvonshëm që e ka futur këtë ndërmarrje në borxhe të mëdha ndaj kompanive të tjera publike, por edhe ndaj ATK-së. Fat i mirë është që pas pavarësimit nga AKP-ja, nuk janë krijuar borxhe të reja. Sfidë mbeten edhe më tutje obligimet ndaj AKP-së, obligime ndaj punëtorëve, ish-punëtorëve dhe kompanive e ndërmarrjeve publike që kanë kryer shërbime, ku këto të fundit e kanë paditur ndërmarrjen edhe në gjykatë dhe problemet janë shtuar edhe më shumë”, ka thënë ai duke potencuar angazhime konkrete në përmirësim të gjendjes.

Jerliu ka thënë se gjatë vitit 2015 është bërë edhe ndërrimi i titullarit dhe tashmë kjo ndërmarrje është në pronësi të Komunës së Gjilanit.

Mobi Casa

Me mbështetjen e kryetarit Haziri, për vitin 2016, gjendja në këtë ndërmarrje do të ndryshoj edhe më shumë në funksion të lëvizjes përpara drejt sukseseve dhe zgjerimit të saj drejtë krijimit të kushteve më të mira në shërbim të kompanive që operojnë në stacion dhe krijimit të kushteve më të mira për udhëtarët.

“Presim që në këtë vit në nivel vendi të merret një vendim i përbashkët për të gjitha Ndërmarrjet e “Stacionit të Autobusëve”, sepse gjendja me obligime të shumta dhe me borxhe pothuajse është e njëjtë në të gjitha Komunat e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.