HW

Jep dorëheqje drejtori i ‘Trepçës’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, ka siguruar se gjatë kohës sa ka menaxhuar me gjigantin ekonomik kosovar ka krijuar stabilitet financiar, ndonëse ka ripërsëritur se të ardhurat (pagat dhe shpenzimet) janë më të mëdha sesa të hyrat. “Trepça” i ka borxh KPMM-së 12 milionë euro dhe ato do t’i paguajë posa të krijohet stabilitet ekonomik në gjigantin kosovar, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, ka dhënë dorëheqje nga posti dhe nga detyrat që ka ushtruar deri më tani në gjigantin ekonomik kosovar.

Ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”. Tahiri i ka thënë “Zërit” të martpn se dorëheqjen e ka dhënë për shkaqe shëndetësore.

UBT

“Kam dhënë dorëheqje për shkaqe shëndetësore. Gjatë kësaj kohe sa kam menaxhuar me ‘Trepçën’ shumëçka kam vënë në rend, kam krijuar një atmosferë të punës në të gjitha nivelet, kam krijuar stabilitet financiar, sepse ka pasur shumë problem edhe me pagat”, i tha “Zërit” të martën, tashmë ish-drejtori menaxhues i “Trepçës” Xhevdet Tahiri.

Ai tregoi se gjatë punës së tij ka pasur edhe mospajtime, duke përmendur me këtë rast një vendim të Bordit Mbikëqyrës, sipas të cilit 42 djem të ish-minatorëve, të cilët kanë vdekur, të dërgohen direkt në horizontet e minierës së Stan Tërgut pa krijuar kushte sigurie për ta./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.