Jep dorëheqje drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga SHSKUK-ja, transmeton Zeri.info.

Mobi Casa

Në njoftim thuhet se Bordi Drejtues i SHKUK-së në mbledhjen e mbajtur më 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Krasniqit.

Bordi Drejtues ka emëruar u.d. të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës dr. Pranvera Zejnullahu-Raçin. /Zëri