Jeni i stresuar? Bëni gjumë sa më të qetë

Personat që kalojnë nëpër situata stresuese, mund t’i përballojnë ato shumë më mirë nëse bëjnë gjumë të mirë.
Kjo edhe është pak e shumë e qartë, që një gjumë qetë do të largonte nga mendja kujtimet e ndonjë momenti stresues.
Dhe tash kjo është vërtetuar edhe nga një studim amerikan që kishte analizuar dhjetëra persona të cilët bënin jetë të stresuar.
Ata ishin këshilluar të bëjnë një gjumë të qetë pas situatave të pakëndshme, që ka rezultuar me një lehtësim dhe menaxhim më të mirë të gjendjes emocionale.