Jemi opozitë e pushtetit, jo e shtetit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur interesimit të publikut për afërsinë e subjektit të tij me PDK-në. Ai ka thënë se AAK-ja nuk bën opozitë me shtetin, por vetëm me pushtetin.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja në vend se të kritikojë për gjendjen e krijuar në vend, ka zgjedhur alternativën e ofrimit të zgjidhjeve për këto sfida.

Eco Higjiena

“Kuptohet, jemi parti serioze politike, mbajmë përgjegjësi nacionale dhe në të gjitha temat e interesit nacional nuk bëjmë opozitë, nuk bëjmë opozitë me Kosovën apo me shtetin, bëjmë opozitë me pushtetin dhe për temat që janë qeverisëse dhe jo ato të interesit nacional, si rasti i dialogut”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Haradinaj ka pranuar se në Kuvend ka një zbehje të përkrahjes politike për Qeverinë.