Jemi në dispozicion të Komunës dhe të çdo qytetari, bashkë do ta sfidojmë pandeminë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, dhe unë si kryetar i degës, e përgëzojmë Komisionin Komunal të Emergjencave, dhe kryetari Lutfi Haziri, për punën profesionale dhe të palodhshme që po e bëjnë tani e sa ditë pandërprerë ka thënë Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

Me shqetësim të thellë po i përcjellim lajmet që na vijnë nga institucionet shëndetësore të cilat na informojnë për një rritje alarmante të numrit të personave të cilët rezultojnë pozitiv me COVID-19. Nga 26 raste që sot rezultuan pozitiv, 11 prej tyre janë nga Gjilani, nga e njëjta familje e cila para ca ditësh u karantinua si rezultat i një anëtari të tyre i prekur nga virusi Korona.

Mobi Casa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, dhe unë si kryetar i degës, e përgëzojmë Komisionin Komunal të Emergjencave, dhe kryetari Lutfi Haziri, për punën profesionale dhe të palodhshme që po e bëjnë tani e sa ditë pandërprerë.

Andaj, si strukturë e AAK-së, jemi të gatshëm të ndihmojmë organet e Komunës dhe çdo qytetarë të Gjilanit për tejkalimin e kësaj situate aspak të lehtë. Lutemi të mbetemi me këtë numër të të prekurve, ndërsa iu urojmë shërim të shpejtë atyre që tanimë kanë dalur pozitiv. /rajonipress/