Jemi krenarë me Elhaidën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Si shumë këngëtarë të tjerë, edhe Vesa Luma iu është gëzuar mjaftë shumë fitores së Elhaida Danit, e cila bindshëm triumfoi në mbrëmjen e së enjtes në “The Voice of Italy”. Elhaida Ishte e vetmja këngëtare shqiptare e cila me shumë përpjekje u bë pjesë e “The Voice of Italy” dhe që paraqitja e saj rezultoi me mjaftë sukses.

“Jemi krenarë me Elhaidën, e cila me zërin e saj mahniti jurinë dhe publikun në “The Voice of Italy’.Elhaida është një talent i rrallë i lindur, që nga fillimi i saj në këtë garë kam pritur fitoren, sepse nuk ka pasur asnjë zë dhe paraqitje më të bukur në ‘The Voice of Italy’ se sa Elhaida jonë shqiptare. Prandaj nga zemra i uroj fitoren e cila në mënyrën më të mirë bëri që zemrat e të gjithë shqiptarëve të gëzohen anekënd botës. Pra mburremi me Elhaidën”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Për të qenë pjesë e një spektakli të madh jashtë vendit, Vesa pohon se nuk është punë e lehtë, por duhet përpjekje dhe angazhim i madh në mënyrë që të depërtohet. Kështu ndodhë me të gjithë këngëtarët shqiptarë, të cilët bëhen pjesë e spektakleve të ndryshme nëpër botë.

Eco Higjiena

“Natyrisht se duhet të kesh një sakrificë të madhe për të marrë pjesë në një eveniment siç ka qenë Elhaida. Në fakt duhet përkushtim i madh dhe shumë punë, mirëpo Elhaida i ka arritur të gjitha këto.Ajo është përgatitur mjaftë shumë për këtë prezantim që bëri në ‘The Voice of Italy’ prandaj edhe u vlerësua me meritën e saj”, shton ajo.

Edhe Vesa si shumë kolegë të saj pohon se artistët shqiptarë meritën dhe vlerësimin më të madh nga vendasit e marrin pasi të korrin suksese diku jashtë vendit. Dhe këtë sukses tani po e shijon Elhaida, e cila tani i ka dyert e hapura kudo.(zeri)