Hidromorava

Jem tre vëllezër prej një nëne

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Me rastin e Festës së shenjtë të Krishtlindjeve.Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

Muhamed, Kristë e Nikollë –
Vëllezër jemi që të tre.
T’ lidhur jem si mishi n’ thonj –
Për një komb, për një atdhe.
Kemi lindur në këto male,
Në një djep jemi përkundë.

Kem një gjuhë, një abetare –
Nuk ka forcë që mund t’ na lëkund !
Kem kulturën, historinë,
Mbi Ballkan – popull i parë.
Skënderbeu kryetrim,
Është për ne legjendë e gjallë.
Kemi shkencën dhe arsimin,
Mic Sokola dhe shumë Shota,
Nolin, Mjedën dhe Naimin,
Nënë Terezën që e njeh bota ….

United Hospital

Kem Ungjill e kem Kur’an ,
Jem tre vëllezër, kem tri fe.
Krijojmë vepra për vatan ,
Se edhe Zoti është me ne .
Si shkollarë, si besimtarë –
Të gjithë jemi n’ Shërbim t’ Zotit!
Doktorë , priftërinj, hoxhallarë –
Jemi gjaku i Kastriotit !

Demir Krasniqi : “MALLËNGJIME E USHTIMA” – Gjilan, 1993, faqe 165.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.