Eko Higjiena

Jehona Sopi rrëfen tmerrin: Si i shpëtova sulmit famëkeq të Al Kaedës

/ 2 minuta lexim
HW

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi, i ka më të pakta paraqitjet në intervista dhe televizione viteve të fundit.

Megjithatë në një intervistë të fundit për “Prive”, Sopi ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj.

Ndër to, ajo ka përmendur një datë të vitit 2005, kur bashkë me shoqërinë e saj ishin nisur për pushime në Egjipt.

Në një prej ditëve, në Sharm El-Sheikh kishte ndodhur një sulm i tmerrshëm nga grupi terrorist Al Kaedës, me ç’rast edhe këngëtarja me shoqërinë e saj ishin gjendur aty pranë.

Eco Higjiena

“Filluan të na nxirrnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu të gjithë xhamat janë thyer”, tregoi fillimisht Jehona.

“Ka qenë një tmerr me pa me sy, shkova në pushim pas disa viteve dhe pash gjak njerëz të lënduar shumë, pash një katastrofë me sytë e mi”, theksoi tutje këngëtarja e njohur.

Ajo më tej shtoi se për shkak të sulmit që ndodhi, asaj dhe shoqërisë iu desh të qëndronin edhe katër ditë të tjera pasi nuk kishte aeroplanë për t’u kthyer.

Pavarësisht eksperiencës së tmerrshme, Jehona u shpreh se e ka vizituar edhe dy herë të tjera Egjiptin, pasi sipas saj frika është diçka që duhet eleminuar dhe shëruar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.