Jehona Sopi bashkëpunim me Esma Rexhepova!
Jehona Sopi, këngëtarja e njohur do të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme rome, Esma Rexhepova. Kënga të cilët këto dy emra të njohur do ta rikthejnë në skenë është “Caje Sukarije”, një prej këngëve më të njohura rome…
Jenoha Sopi e Esma Rexhepova së shpejti në skenë do të sjellin “Caje Sukarije” një prej këngëve më të njohura rom. Kjo këngë do të vijë në zhanrin “house”.
Bëhet e ditur se dhe teksti do të jetë i përpunuar, por duke iu përshtatur duke mos i ikur asnjëherë refrenit të njohur të kësaj kënge.
Këtë e ka bërë të ditur emisioni Express i KTV-së i cili i referohet një burim të afërt me këngëtaren Sopi.
Ndërkaq, videoklipi i këtij përpunimi do të incizohet së shpejti dhe do të lansohet në fillim të pranverës.


