ARKATANA

Jehona festave e fundvitit në Luginë…

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, natën më të gjatë të vitit, ndërrimin e motmotit, e pritën kryesisht në rrethin familjar, por pati edhe të atillë, që këtë festë, kaq të dashur të vitit, ta presin nëpër restorante dhe nëpër sheshe, nën qiellin e hapur.

Atmosfera festive e fundvitit, në Luginë, kaloi pa ndonjë spektakël. Kështu që, njerëzit e rendit dhe të institucioneve, nuk patën telashe në trafik e tollovi nëpër ahengje, me të shtëna armësh e mjete të tjera piroteknike, si viteve paraprake.

Pse, athua, pse?!

Sepse 31 dhjetori, që na iku, bashkë me baba dimrin plak, nuk do të harrohet për motin e seritë me ngrica akulli, për thasët bosh të baba dimrit, i cili në Luginë, u duk sa për të thënë se ekziston, me pak dhurata e përqafime. Por, nuk mund të fajësohet moti i thatë i 31 dhjetorit e thatësirat e tjera të boshllëkut të baba dimrit, që e bënë festën e fundvitit në Luginë, të kaloj me pak jehonë. Jo, pa dyshim, se jo!

Lugina e Preshevës, ka pasur edhe viteve të tjera stuhira klimatike e trazira politike, por, ama, festat e fundvitit, nuk kanë kaluar pa jehonë.

Po, atëherë, ku qëndron shkaku dhe arsyeja?!

Qe, pra: Muaji paraprak, i festive të Vitit të Ri, dhjetori, në vend se të manifestohej me përgatitje për natën e shumëpritur festive, u konsumua me probleme të shumta politike dhe ekonomike, të cilat drejtpërdrejt ndikuan në disponimin qytetar.

ARKATANA

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk e kishin zemrën plot, por jo edhe xhepin, për ta kremtuar me spektakël mbrëmjen gazmore të Vitit të Ri!

Ky disponim i qytetarit shqiptar, në Luginë, u prish ngase gjatë muajit janar, nëpër Bujanoc e Preshevës, ikën me mijëra të rinj, nëpër vendet e ndryshme të botës për qare e idare. Kolonës së ikjes së madhe kosovare, iu bashkëngjit edhe një pjesë e rinë në këto komuna, për një jetë më të mirë. Ata, as që e pritën festën e Vitit të Ri, e më pas t’ia mbathin në kërkim të fatit jetësor.

Veç ikjes si fenomen, Luginën e goditën edhe një varg arrestimesh e gjobitjesh për strehimin ilegal të prostitutave, qenve endacakë dhe kontrabandimin me qenie njerëzore.

Por, nuk janë vetëm këto lëvizje, që ndikuan në prishjen e disponimit shqiptar për kremtimin spektakular të Vitit të Ri. Ka edhe diçka ka prishur harmoninë ndër-vëllazërore, ndër-partiake, ndër-shoqërore etj.

Pozita dhe opozita shqiptare, gjatë muajit të janarit, u përplasën për buxhetin komunal, të përgjysmuar si thasët e baba dimrit, i cili kaloi pa debate publike si më parë, pastaj ndërrimi i rrugëve pa sheshin kryesor, strukturimi allashqiptarçe i Këshillit Nacional, hapja e zyrës për Luginën në Gjilan, pa praninë e krerëve institucionalë të këtij rajoni e kështu me radhë, janë shkaktarët paraprak të prishjes së disponimit për festën e natës së madhe të fundvitit.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, duke parë disponimin e zbehur të qytetarëve në vigjilje të festave të motmotit, nuk doli me ndonjë urim të veçantë, e as me ndonjë pritje si ato të institucioneve komunale e nacionale, në saje të parasë publike me kalendarë, fletore e dhurata të tjera, për klientët dhe simpatizuesit e tyre dhe një mesazhet përçuese nga ekranet televizive për qytetarët: Gëzuar Viti i Ri 2015!

E populli e thotë bukur:”Mos raftë me u harrue!”Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.