Fundamenti

Jehona e LDK-së synon avancimin e të rinjve dhe ngritjen e pozitës së gruas

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Jehona Hyseni është kandidate për këshilltare komunale nga radhët e LDK-së. Ajo këtë pozitë e synon për herë të dytë dhe për rajonipress shpalos synimet e saja për të avancuar jetën e të rinjve dhe për të ngritur pozitën e gruas në vendimmarrje. Ka një performancë të mirë në udhëheqje dhe menaxhim dhe me të drejtë thotë se kërkon votën e gjilanasve dhe të bashkëkombësve të saj në Zhegër.

Jehona Hyseni është njëra nga kandidatet më serioze nga radhët e LDK-së. Është e edukuar dhe e shkolluar në Universitetin e Prishtinës në drejtimin penal në Fakultetin Juridik ku edhe ka kryer masterin.

Hyseni tani sërish është kandidate për këshilltare Komunale për mandatin e dytë nga radhët e LDK-së, ku me mbështetjen e Lutfi Hazirit për kryetar komune shpreson për një qeverisje më të mirë e cila do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve të Gjilanit.

Hyseni thotë se tradicionalisht është e njohur si familje e LDK-së. Është mbesa e aktivistit, e veprimtarit të shquar të LDK-së, pedagogut të njohur nga Zhegra, tashmë i ndjerë Isa Hyseni.

Ajo në LDK dhe në institucionet komunale ka pasur edhe pozita të rëndësishme. Thotë se ka qenë anëtare e Forumit të LDK-së, për dy mandate, nënkryetare e FR-LDK-së Dega në Gjilan, anëtare e Komisionit për Kulturë, Rini, Sport dhe Çështje Gjinore në LDK.

Mobi Casa

Një kontribut të madhe ajo e ka dhënë edhe si kryesuese e Grupit të Grave të Komunës së Gjilanit nga shtatori i vitit 2012 si dhe është anëtare e Iniciativës Qytetare të Zhegrës dhe sekretare e Këshillit për Themelimin e Zhegrës Komunë.

Hyseni thotë se ka përkrahur pa rezervë të gjitha kërkesat dhe iniciativat e banorëve të Zhegrës. “Zhegra është një komunitet i rëndësishëm dhe që meriton më shumë respekt nga çdo pushtet. Unë jam krenare që kam pasur mundësi të punojë dhe të sensibilizojë të gjitha problemet e banorëve të Zhegrës” shprehet ajo.

Hyseni thotë se synimi saj kryesor është interesi i përgjithshëm i qytetarit, dhe përmirësimi i jetës së tyre në të gjitha sferat.

Kurse prioritet i saj thotë se do të jetë avancimi i të rinjve, dhe ngritja e pozitës së gruas në vendimmarrje etj./rajonipress/