Je jam i gënjeshtërt
cipeve të buzëve rrodhi, rrëshirë jargësh, vesë e tisit të syrit, në mëngjesin e fytyrës tënde, veli mjegullor i avullit të epshit, as vola as fshive vesën, thesarit të dritës i lëbyre shikimin
me shqisën e lëkurës langore
jemi veshur
sumbull për sumbull
vesë e epshit të mjegulluar
hajni e patrajtë hyri
mes gjinjsh tu dhe meje
mjegulla qumështore
lëpin e lëpin njelmët
këmishën e shpifur të politesës
*
e përpiu etjen e fshehur
reja e mallëngjimit të dehur
*
je dhe jam gënjeshtar
se as vole as fshiva vesën
këmishën e larë
atë këmishë të njelmët
të bardhë të politesës
do ta varësh për tu tharë
në bisqet e avujve të shqisës
*
je dhe jam i gënjeshtër
Gjilan, kallnor 2012
Mehmetali Rexhepi


