UBT

Javët vendimtare për Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Demarkacioni pritet të rikthehet këtë muaj në Parlament. Zyrtarët qeveritarë besojnë se marrëveshja do të kalojë, derisa opozita zotohet se do ta pengojë të njëjtën.

Ndërsa njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Kosova ka humbur shumë kohë dhe pasojat e kësaj neglizhence do të vërehen në ditët në vazhdim, shkruan sot, gazeta Zeri.

Që nga viti 2010 premtimet për liberalizimin e vizave kanë qenë “arma” kryesore e liderëve politikë kosovarë. Presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa dy partive më të mëdha në vend u kanë sjellë numër të konsiderueshëm të votave mbi këtë kauzë.

Mirëpo, edhe pse ka shkuar pothuajse një dekadë nga fillimi i këtyre premtimeve, të vetmit që kanë mbetur duarbosh janë qytetarët e Kosovës.

Mobi Casa

Ata edhe sot vazhdojnë të mbesin “të izoluarit e Evropës”, derisa për t’u pajisur me një vizë detyrohen të kalojnë nëpër procedura të gjata dhe stresuese burokratike. Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, që u tha se ka mbetur kushti i vetëm pa plotësuar para se Kosova ta përfitojë liberalizimin, po zvarritet tashmë dy vjet.

Në Qeveri thonë se ajo pritet të vijë në Kuvend brenda muajit dhe kësaj radhe të ketë një rezultat pozitiv.

Ndërkohë opozita edhe këtë herë ka paralajmëruar bllokimin e saj. Mirëpo përkundër kalimit apo jo të kësaj Marrëveshjeje, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend kanë thënë se tashmë askush nuk e di se kur kosovarët do të udhëtojnë pa viza./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.