HW

Javën e ardhshme vendosen modalitetet për transformimin e FSK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria ka paralajmëruar se kryeministri Isa Mustafa e ka marrë seriozisht çështjen e avancimit të statusit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Për javën e ardhshme është në agjendë vendosja e modaliteteve për transformimin e kësaj force në ushtri.

E dhëna është konfirmuar të martën nga Zyra e Kryeministrit, e cila nëpërmjet një përgjigjeje të shkruar dhënë “Kohës Ditore” ka bërë të ditur se ditëve të fundit janë mbajtur disa takime konsultative me anëtarë të Qeverisë dhe me përfaqësues ndërkombëtarë për avancimin e këtij procesi, shkruan sot “Koha Ditore”.

ARKATANA

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po punon me përkushtim për transformimin e FSK-së. Po bisedohet edhe me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, për të marrë përkrahjen e tyre për shndërrimin e FSK-së në FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës v.j.), sepse ajo do të jetë forcë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë përgjigje të Zyrës për komunikim publik, e cila funksionon në kuadër të ZKM-së.

http://koha.net/?id=27&l=73211

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.