ARKATANA

Javë vendimtare për Gattuson, Rrahmani “mollë sherri” mes tij dhe presidentit të Napolit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

E ardhmja e trajnerit të Napolit, Gennaro Gattuso në Stadio Diego Maradona thuhet se do të vendoset nga dy ndeshjet e ardhshme kundër Atalantas dhe Juventusit.

Napoli humbi ndeshjen e shtatë në Serie A kundër Genoas në fundjavë dhe presidenti Aurelio De Laurentiis, sipas La Gazzetta dello Sport, do të vlerësojë të ardhmen e Gattusos të shtunën.

Gazeta pretendon se ish-trajneri i Milanit me siguri do të largohet pas sezonit, por zbulon që De Laurentiis ka kontaktuar bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për të vlerësuar situatën aktuale.

E ardhmja e Gattusos do të diskutohet, pasi presidenti nuk dëshiron të marrë ndonjë vendim të nxituar që do të diktohej nga inati i situatës aktuale.

Ai ka vendosur të presë, të paktën deri të shtunën, për të marrë një pamje më të qartë të situatës.

Kështu ka filluar një javë vendimtare për Gattuso, ndërsa Napoli udhëton në Bergamo për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Coppa Italia kundër Atalantas, e ndjekur nga një ndeshje e Serie A kundër Juventus të shtunën.

Eco Higjiena

La Gazzetta dello Sport pretendon se De Laurentiis, përtej rezultateve në fushë, nuk ishte i lumtur për sulmet e drejtuara ndaj tij nga trajneri dhe nuk pajtohet me disa nga zgjedhjet teknike të bëra nga Gattuso.

Raporti pretendon se ai nuk ka qenë i lumtur për të parë Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysaj, të cilët janë me skadim të kontratave, duke luajtur para Amir Rrahmanit, i cili kushton 13 milionë euro dhe ka luftuar për të bindur trajnerin.

Gattuso madje ka preferuar të luajë Giovanni Di Lorenzo jashtë pozitës kur Rrahmani ka qenë e vetmja alternativë, përcjell Gazeta Express.

La Gazzetta gjithashtu pretendon që mbrojtësi tashmë ka disa synime në mendje dhe është një admirues i trajnerit të Hellas Verona, Ivan Juric dhe trajnerit të Spezias, Vincenzo Italiano.

Trajneri i Sassuolos, Roberto De Zerbi përmendet gjithashtu si një alternativë, por asnjëri prej tyre nuk do të jetë në gjendje të arrijë në mes të sezonit.

De Laurentiis thuhet se do të përpiqet të sjellë Rafael Benitez për pjesën e mbetur të sezonit, nëse ai vendos të ndahet me Gattuson qysh tani. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.