HW

Javë e nxehtë po na pret, temperaturat shkojnë deri në 29°C

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjatë javës së ardhshme Java mot relativisht stabil, ku do të alternohen intervalet të gjata me diell dhe vranësirat, ndërsa në disa zona të izoluara parashihen riga shiu.

Në aspektin agrometeorologjik, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet konsiderohen të favorshme për kulturat pranverore dhe lagështia në tokë pritet të mbetet e mire për shumicën e bimëve.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

Të hënën
–Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 27°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Të martën –Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13°C, ndërsa maksimalet 25-29°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Mobi Casa

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 25deri në 29°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike.

Temperaturat minimale do të jenë 9-12°C, ndërsa maksimalet 23-27°C. Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s.Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri10°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 22 deri në 26°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.