UBT

Java vendimtare për taksën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njeriu i tretë në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Hale, do ta vizitojë sot Kosovën, i cili nga liderët kryesorë të vendit do të kërkojë pezullimin e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Dy ditë më vonë për këtë çështje do të qëndrojnë në Kosovë dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel. Kjo javë vlerësohet se do të jetë vendimtare për taksën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Tash kur kanë kaluar më shumë se tre muaj prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake presioni ndërkombëtar për pezullimin e tarifës po vjen duke u shtuar.

FIDANISHTJA

Për të diskutuar pikërisht për këtë çështje gjatë ditës së sotme në Prishtinë do të qëndrojë një delegacion i SHBA-së, i udhëhequr nga diplomati i nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit, David Hale.

Delegacioni në fjalë, siç mëson gazeta “Zëri”, pritet të zhvillojë një takim të përbashkët me tre krerët institucionalë të Kosovës, me presidentin Hashim Thaçi, me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.