Eko Higjiena

Java vendimtare e Speciales

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të mërkurën do të bëhet e qartë se çka do të ndodhë tutje me Gjykatën Speciale, meqë në rend dite të Kryesisë së Kuvendit ndër të tjera është edhe procedimi i Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës. Deputetët të cilët kishin mbledhur 43 nënshkrime për ta kërkuar zhbërjen e Speciales thonë se do ta mbështesin Projektligjin për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara po qe se ai arrin të shkojë në Kuvend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Java e tretë e janarit pritet ta përcaktojë fatin e Gjykatës Speciale. Pas dy ditësh (të mërkurën), kur edhe pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të bëhet e qartë se çka do të ndodhë tutje me Gjykatën Speciale, meqë në rend dite ndër të tjera është edhe procedimi i Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës.

Pavarësisht kësaj, nga Kryesia e Kuvendit nuk kanë dhënë detaje rreth kësaj çështjeje, me arsyetimin se ende nuk e dinë saktë se çka përmban rendi i ditës, shkruan tutje “Zëri”.

Uji Dea

Ndërkohë, deputetët të cilët kishin mbledhur 43 nënshkrime për ta kërkuar zhbërjen e Speciales (22 dhjetor) thonë se do ta mbështesin Projektligjin për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara po qe se ai arrin të shkojë në Kuvend.

Megjithatë, pas lëkundjes të qëndrimeve të liderëve institucionalë së fundmi (ku kryeparlamentari Kadri Veseli tha se nuk mund të ndalet Specialja) njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë duhet të bëhet e qartë se kjo iniciativë është e dështuar.

Në të kundërtën, sipas tyre, secili veprim drejt zhbërjes së kësaj Gjykate do të sjellë pasoja të pariparueshme për Republikën e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.