UBT

Java nis me temperatura pranverore

/ 2 minuta lexim
HW

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës informoi se gjatë këtyre pesë ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas parashikimeve, të vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura. Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë.

“Temperaturat maksimale parashihen të shenojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.”, u bë e ditur në njoftim.

United Hospital

Të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Sipas IHMK-së, nëpër zona të kufizuara ka mundësi per riga shiu të intensitetit të dobët.

Ndërsa, ditën e enjte parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas parashikimeve, vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor.

Të premten pritet të mbajë mot i ngjashëm me ditën e enjte, si në vlerat e temperaturave ekstreme, ashtu edhe në elementet tjera meteorologjike.

“Gjatë këtyre pesë ditëve, përveç ditës së martë, ku do të ketë erë nga verilindje, ditët tjera do të pasohen me erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s.”, bëri të ditur IHMK. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.