Hidromorava

Java e ushtrisë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Këtë javë Kuvendi i Kosovës do t’i miratojë tri ligjet që e mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa ia ndërruar emrin, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka konfirmuar për “Zërin” se të premten do të miratohet Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për FSK-në dhe Projektligji për Shërbim në FSK. Ndërkohë, të gjitha partitë parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe, e mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës. “Siç është planifikuar edhe do të shkojë procedura e rregullt më tutje, në datën 14 do të miratohen ligjet”, ka deklaruar Berisha.

Kurti: Pa rritje të buxhetit transformimi i FSK-së mbetet vetëm në letër

GRANDEMALL

Kurse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se deputetët e kësaj partie do t’i votojnë ligjet për dhënien e mandatit ushtarak FSK-së. “Kurdo që të vijë në seancë plenare në Kuvend Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të votojë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të bërjes së saj ushtri e Kosovës”, ka deklaruar Kurti dje në një konferencë për medie.

Por lideri i Vetëvendosjes ka kritikuar buxhetin e vogël që është planifikuar për vitin e ardhshëm për FSK-në. Madje, sipas tij, nëse nuk ndahet buxhet shtesë për këtë çështje, atëherë ligjet do të mbesin vetëm në letër.

“Çështja është që teksti i Projektligjit në lexim të dytë do të ngelet në letër sa i përket transformimit të FSK-së nëse ne këtë nuk e shndërrojmë në buxhet shtesë dhe është për të të ardhur keq që projektbuxheti i propozuar nga Qeveria për vitin 2019 për FSK-në do të ketë vetëm 58 milionë euro e që nuk është ta zëmë as 50% e Ministrisë së Infrastrukturës”, është shprehur Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.