Fundamenti

Java e fundit është karakterizuar me rënie të numrit të të infektuarve me COVID 19 në Viti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në takimin e sotëm të rregullt, ku është raportuar për gjendjen momentale me COVID 19 në komunën e Vitisë, ka vlerësuar se situata është nën kontroll dhe numri i të infektuarve ka pësuar një rënie të lehtë javën e fundit.

Kryetari i komunës që kryeson këtë komitet Sokol Haliti, ka bërë të ditur se numri aktiv i të infektuarve është 100, përderisa të hospitalizuar janë 11 të prekur me Covid 19.

Me këtë trend të rënies së numrit, ai shpreson që Vitia do të kaloj në zonën e gjelbërt, si zonë me rrezik më të ulët të pandemisë.

GRANDEMALL

Haliti ka falënderuar institucionet shëndetësore, policinë, si dhe gjithë mekanizmat e donatorët që kanë kontribuar në menaxhim sa më të mirë të situatës, ndërkohë ka kërkuar që të fillohet me përgatitjet në aspektin social, por edhe atë të dezinfektimit të objekteve shkollore.

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka theksuar se situata është në përmirësim nëse merret parasysh numri në rënie i të prekurve, ndërkaq ka bërë thirrje për një kujdes të shtuar në ditët në vazhdim, për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve që po vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.