UBT

Java e Demarkacionit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Java e ardhshme pritet t’i japë epilog çështjes së demarkacionit, e cila diskutohet tash e tre vjet. Ndonëse kjo marrëveshje u soll në Kuvend dhe dështoi dy herë gjatë javës së kaluar (nga mungesa e Listës Serbe në Kuvend dhe nga kundërshtimi i lëvizjes “Vetëvendosje” për ta pranuar këtë marrëveshje) është bërë e ditur se gjatë javës së ardhshme, kur edhe do të mbahet seanca për Demarkacionin, Lista Serbe do të jetë në Kuvend dhe do të votojë pro kësaj marrëveshjeje. Kështu ka bërë të ditur një burim i gazetës “Zëri” brenda Qeverisë, i cili tha se “po kjo marrëveshje kalon javën e ardhshme me Listën Serbe”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përveç kësaj, një gjë të tillë e ka pohuar gjatë ditës së djeshme edhe zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, i cili tha se Lista Serbe do të votojë pro Demarkacionit pas 5 marsit. Në anën tjetër deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë deklaruar se kjo marrëveshje mund të kalojë vetëm me “pazaret e liga”, siç i kanë quajtur ata, me Listën Serbe.

Fundamenti

Ndërkohë, njohës të çështjeve politike thonë se vendimi i Listës Serbe lidhet pikërisht me zgjedhjet lokale në Serbi, që pritet të mbahen këtë të diel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.