RCCOLA

Java e balotazhit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Subjektet politike dhe kandidatët e tyre për kryetarë të 25 komunave duhet që edhe njëherë formalisht nga e hëna deri të premten t’ua kërkojnë votat qytetarëve, pasi më 3 nëntor asnjëri nga kandidatët e këtyre 25 komunave të Kosovës nuk arriti të fitojë besimin e qytetarëve në raundin e parë të zgjedhjeve.

Liderët e subjekteve më të mëdha parlamentare pritet të jenë sërish aktivë duke u dalë në krahë kandidatëve të tyre për kryetarë komunash. Në këtë fushatë balotazhi, lideri i partisë më të madhe opozitare në vend, Isa Mustafa, ndodhet në garë për postin e të parit të kryeqytetit ku për kundërkandidat ka Shpend Ahmetin, numrin dy në Vetëvendosje.

UBT

Mustafa pritet të angazhohet më shumë në kryeqytet gjatë kësaj fushate dhe për pasojë do të mungojë nëpër aktivitete të LDK-së nëpër komunat ku ky subjekt është në balotazh. Kryeministri Hashim Thaçi sipas zyrtarëve të PDK-së do të jetë i angazhuar njësojë nëpër gjitha komunat ku kandidatët e PDK-së ndodhen në balotazh, por kohën më të madhe sërish pritet ta ndajë për Gjilanin dhe Prizrenin…(Tribuna).