UBT

Jasir Selmani sjell tri pik të mëdha Ferizajit

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Pas tri udhëtimeve futbollistët e Gjilanit në Javën e XIV ishin nikoqirë të skuadrës së Ferizajit e cila e mposhti në fushë të Gjilanit me rezultat 1-0 me golin e futbollistët më të mirë në ndeshjen e sotme Jasir Selmanit.

Në taborin e “bardh e kuqëve” të Gjilanit tani e një kohë është duke u vërejtur një krizë në kryesin e klubit çka me të madhe është duke ndikuar në lojën e futbollistëve në fushë.

Shumë pak dashamir të futbollit e kanë pritur sot humbjen e Gjilanit por me atë se çka u zhvillua gjatë 90-të minutave futbollistët mysafirë me plot meritë kanë arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme për ekzistencë, ndërsa mysafirët sikur tu tregofshin ma të vëmendshëm kanë mundur të kthehen në vendin e tyre së paku me tre katër gola të shënuar.

Është për tu befasuar loja e Gjilanit kur gjatë 90-të minuta nuk e krijuan asnjë rast shënimi ndërsa u vërejt gjatë lojës së futbollistët e Gjilanit mezi pritën të përfundojnë 90 minuta të kësaj ndeshje e cila duhet harruar sa më shpejt.

Për këtë ndeshje trajneri i Gjilanit Arbnor Morina deklaroi.” Po shihen pasojat e stërvitjes, kjo çka po ndodh brenda klubit është për të ardhur keq futbollistët po japin maksimumin por kemi probleme mbrenda kryesisë dhe sa është e mundur më shpejt duhet dalim nga kjo situatë”.

Që nga fillimi i ndeshjes dukshëm u pa se futbollistët e Ferizajit sot kërkonin tri pikë dhe këtë e arritën me plot meritë në minutën e 7-të, Labinot Shabani gjuan furishëm por Maloku i Gjilanit dëbon topin mbi horizontalen e tij.

Në minutën e 30-të futbollisti më i mirë i takimit të sotëm Jasir Selamni pas një aksioni të rrjedhshëm gjuan nga 14-të metra topi gjen rrjetën e portierit Maloku duke ngrit epërsinë në 0-1.

Të vetmen gjuajtje futbollistët e Gjilanit gjatë 90-të minutave e realizojnë në minutën 42 kur Azem Ahmeti gjuan nga 20 metra por portieri mysafir Leotrim Rexhepi me mbrojtje bravuroze nuk lejon që ti preket rrjeta e tij.

ARKATANA

Mysafirët në pjesën e dytë kanë mundur të shënojnë së paku tre gola të sigurt por në momentet e fundit nuk ishin të koncentruar.

Në minutën e 70 -të qendërsulmuesi Muhabi Bushi dështon i vetmuar nga 7-8 metra.

Trajneri i Ferizajit Arsim Abazi ishte tejet i lumtur për fitoren e skuadrës së tij.
“Kemi humbur shumë raste kemi mundur të shënojmë më tepër gola, ne e arritëm qëllimin tonë udhëtuam për një pikë ndërsa fituam tri, këto pikë na motivojnë edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme”.

Futbollisti dhe golashënuesi i vetëm në ndeshjen e sotme Jasir Selamani deklaroi.
“Jam shumë i lumtur që shënova dalëngadalë po këndellemi shpresoj se së bashku me shokët e mi në javët e ardhshme do t’ja arrijmë qëllimin tonë”.

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues- rreth 600
Arbitra- Kosumi, Ejupi, Kabashi, Raci

Kartona të verdhë- Bekteshi, Az, Ahmeti, Gashi, Eminhaziri (Gj), Rexhepi, Shabani, Thaqi, Selmani,
L, Shabani (F)

Gjilani – Maloku, Kastrati, Bekteshi, Thaqi, Blakqori, A.Thaqi, Shabani (Rusi), A.Ahmeti, Haxhimusa(Gashi), Aliu(B.Ahmeti), Eminhaziri.

Ferizaj – Rexhepi, Istrefi, B.Shabani, Bardhi, Tershana, Bushi(Bekteshi), Thaqi, Selmani, Shabani, Kuka (Halimi), Sadriu(Salihu).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.