ARKATANA

Jasir Asani kërkohet nga skuadra suedeze AIK

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Jasir Asani është lideri i skuadrës së Partizanit në rrugën për titull të kampionit këtë sezon në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Forma e mirë e Asanit ka bërë që klubi suedez AIK të kthejë sytë përsëri kah ai.

“Insporti” mëson se kanë filluar kontaktet me klubin suedez.

Futbollisti shqiptar nga Çairi i Shkupit sezonin e kaluar ishte në formë të huazimit në AIK por blerjen e kartonit të tij e pengoi pandemia “Covid19”.

FIDANISHTJA

Në shtatë ndeshje sa zhvilloi për AIK, ai realizoi dy gola dhe dhuroi dy asiste.Partizani kërkonte shumën prej 400 mijë eurove për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, shumë kjo e pa përballueshme për gjigantin suedez.

Asani është në vitin e fundit të kontratës me ish kampionin shqiptar dhe sipas burimeve të afërta me futbollistin ky sezon do të jetë i fundit për të me fanellën e Partizanit.

Ylli shqiptar, 25 vjeçar, në këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar pesë asiste në 16 ndeshje në Kategorinë Superiore, duke qenë pika referente e skuadrës së trajnerit Ilir Daja në rrugëtimin për titullin e kampionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.