FIDANISHTJA

Jashari: Zbatimi i të Drejtave të Njeriut proces që kërkon angazhim të vazhdueshëm institutcional dhe shoqëror

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Përmes një deklarate me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se të drejtat e njeriut në Kosovë janë të garantuara me Kushtetutën e vendit, në të cilën janë të përshira edhe dy Konventat Universale që kanë të bëjën me të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore si dhe ato Civile dhe Politike, andaj, zbatimi i këtyre të drejtave kërkon anganzhim të vazhdueshëm institutcional dhe shoqëror.

“Këtë vit, 10 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, përkon me 50 vjetorin e miratimit të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Civile dhe Politike dhe Protokolleve të saj, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, të cilat bashkë me Deklaratën Universale përbëjnë ndërkombëtarisht bazamentin e të drejtave të njeriut. Miratimi i këtyre dy Konventave ka vendosur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në thelb të funksionimit të shumë vendeve të botës. Sot, më shumë se kurrë, vërehet rëndësia e respektimit të tyre përballë shqetësimeve dhe sfidave globale, vlerësohet pesha që këto dokumente kanë për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, për ndërtimin e sistemit të qëndrueshëm ekonomik dhe për rritjen e mirëqenies së njerëzve, për t’ju mundësuar atyre integritet dhe dinjitet”.

FIDANISHTJA

Po ashtu Jashari ka thënë se Kushtetuta e Kosovës përfshinë edhe dy Konventat Universale të të Drejtave të Njeriut e të cilat garntojnë respektimin dhe mbrojtjën e këtyre të drejtave

“Kosova i ka të përfshira në Kushtetutën e vendit të dy Konventat dhe Deklaratën Universale të të drejtave të njeriut, të cilat garantojnë respektim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut, përderisa zbatimi i tyre mbetet proces që kërkon angazhimin e vazhdueshëm institucional dhe shoqëror. Raporti vjetor i Avokatit të Popullit, që i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në baza vjetore, pasqyron gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend, bazuar në standardet e vëna në dokumentet e lartpërmendura. Në të njëjtën kohë, bën thirrje për vëmendjen e autoriteteve për të fuqizuar sistemin e drejtësisë, për të siguruar mirëqenien e njerëzve, përmes një sistemi të qëndrueshëm ekonomik, që është i përkushtuar për respektimin e të drejtave dhe lirive të secilit. Për të promovuar dhe për të ngritur vetëdijen për këto dy Konventa, në 50 vjetorin e miratimit të tyre, Kombet e Bashkuara, përkatësisht Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, ka lansuar në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kampanjën “ Të Drejtat tona. Liritë tona. Përgjithmonë.” Kjo kampanjë vazhdon, përgjatë një viti, të vërë në pah të drejtat e patjetërsueshme, por edhe të sensibilizojë, jo vetëm mbrojtësit e të drejtave të njeriut, shoqërinë civile e aktivistët, por edhe institucionet shtetërore, me theks të veçantë institucionet e pavarura, që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, çfarë është edhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Republikën e Kosovës”, përfundon deklarata e Jasharit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.