Eko Higjiena

Jashari: Kënaqësi kur sheh popullin duke festuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, familja Jashari ka pritur shumë qytetarë por edhe përfaqësues të institucioneve, partive politike, komunave.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, tha se është një ditë e veçantë për popullin e Kosovës, për faktin se Kosova është një vend i lirë dhe kjo falë sakrificave të mëdha të cilat kanë bërë nëpër dekada dhe shekuj.

“Është një ditë e veçantë për t’i kujtuar të gjithë ata që dhanë gjakun, djersën dhe mundin e tyre për të arritur deri te kjo ditë. Është një kënaqësi e madhe kur sheh popullin duke festuar dhe duke u ndjerë të lumtur, pasi nuk është kohë e largët kur populli ka derdhur lot dhe gjak dhe ka vuajtur nga pushtuesi”, tha Jashari, raporton KP.

Mobi Casa

Ndërsa duke komentuar mos vizitën e kryeministrit dhe presidentes në familjen Jashari ai tha se familja e tyre ka hapur dyert për të gjithë ata që janë të interesuar ta vizitojnë familjen Jashari.

“Nuk i di arsyet, besoj se përgjigjen më të mirë dhe më të saktë mund të ua japin ata vet”, tha Jashari. /Telegrafi/